Shqipëria gradualisht po transformohet në një vend tërheqës për turizmin elitar. Prestigjozja britanike “The Times” shkruan se tashmë vendi nuk po njihet vetëm për plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë si rezultat i rritjes së numrit të hoteleve me standarde të larta.
Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tashmë operojnë disa marka ndërkombëtare në sektrorin e shërbimeve turistike. Ndërkohë një një sërë projektesh të reja pritet të realizohen duke përmendur investimin e Ivanka Trump dhe Jared Kushner, të cilët kanë kaluar verën me jaht midis plazheve të Shqipërisë.Dhëndrri i presidentit amerikan do të ndërtojë një hotel të markës Aman në Sazan, ishullin më të madh të Shqipërisë shkruan “The Times”.
Media britanike thekson se hapja e aeroportit në Vlorë do të jetë një shtysë më shumë për turizmin e nivelit të lartë në vend pasi do të shkurtoj ndjeshëm kohën e udhëtimit.Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët nga vende të ndryshme të botës e sidomos nga vende të Europës Perëndimore, të cilët kanë kuriozitet të shohin nga afër pasuritë kulturore si dhe natyrën e bukur shqiptare, si në zonat malore, edhe në ato bregdetare.
Gjatë vitit 2024 vendi ynë mikpriti 11,7 milionë vizitorë të huaj ndërsa pritshmëritë janë edhe më optimiste për këtë vit.Statistikat zyrtare tregojnë se viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës./abcnews.al