Shqipëria del nga lista gri, Nunaj: Dy elementët që ndikuan. Bëhemi vend më tërheqës për investitorët

schedule20:26 - 27 Tetor, 2023

schedule 20:26 - 27 Tetor, 2023

 

Ditën e sotme u dha një lajm shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, që kishte të bënte me daljen nga lista gri, e pastrimit të parave.

Në lidhje me këtë, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj e ftuar në “Sheshin e Dollarit” u shpreh se kanë qenë dy elementët që kanë ndikuar dhe që janë ecuria e vazhdueshme e reformave që ka ndërmarrë qëveria dhe ecuria e reformës në drejtësi.

Sipas ekspertes, tanimë Shqipëria bëhet një vend më tërheqës dhe i besueshëm për investitorët e huaj.

“Unë gjykoj që janë dy elementët që Shqipëria ka dalë nga zona gri. Elementi i parë është ecuria e vazhdueshme e reformave që ka ndërmarrë qeveria.

Elementi i dytë është ecuria në reformën në drejtësi. Këto dy elementë kanë sjellë një element të tretë pozitiv, që është dalja nga lista gri.

Nga kjo përmirësohet imazhi i Shqipërisë në tregun ndërkombëtar. Sa më të qëndrueshëm të jemi, ekonomikisht, sa më shumë të kemi një ekonomi të formalizuar, sa më shumë të kemi mbrojtje ndaj qarkullimit të parave të pista, aq më shumë na rriten pikët.

Në këtë mes dy janë risqet që ndërmarrin investitorët, ai ekonomik dhe ai politik. Ky i dyti lidhet me qëndrueshmërinë e qeverisë. Pra nëse do të kemi një qeveri si kjo e sotme, kemi një risk më të vogël.

Sa i përket riskut ekonomik, nëse do të marrim vlerësime pozitive, siç morën edhe disa javë më parë, sa i përket vlerësimit të qëndrueshmërisë, automatikish bëhemi një vend më tërheqës për investitorët.

Kjo rrit edhe ndikimin në Rajon, pasi kur bëhen investimet shihet i gjithë Rajoni” tha Nunaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!