Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria debuton në Olimpiadë/ Denni Xhepa garon në Super G, renditet në vendin e 33

schedule15:31 - 11 Shkurt, 2026

schedule 15:31 - 11 Shkurt, 2026

Shqipëria debutoi zyrtarisht në Lojrat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”. Deni Xhepa garoi në ski alpine në zbritjen “Super Xhi”, duke u renditur vetëm në vendin e 33-të.

Skiatori shqiptar nuk bëri asnjë gabim në provën e tij, por gjithsesi ishte shumë më i ngadaltë se rivalët, duke regjistruar kohën 1 minutë, 31 sekonda e 72 të qindat.

Kjo kohë ishte 6 sekonda dhe 40 të qindat më e ngadaltë se zviceriani Von Almen, që fitoi edhe medaljen e artë.



Deni Xhepa do të garojë edhe në tre displinat e tjera të zbritjes në skia alpine në Lojrat Dimërore.

Ndërkohë, duke nisur nga data 14 shkurt, në pistë do të zbresin edhe tre skiatoret e tjera që përfaqësojnë Shqipërinë në “Milano Cortina 2026”, Lara Kolturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!