“Shqipëria buzëqesh”, Manastirliu: Synojmë vaksinimin e popullatës brenda 14 muajve

schedule09:27 - 26 Mars, 2021

schedule 09:27 - 26 Mars, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën me dije se deri më tani janë kontraktuar 2,1 milion doza të vaksinave anti-Covid.

Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook” Manastirliu shprehet besimplotë për realizimin e planin për të vaksinuar 500 mijë qytetarë deri në muajin qershor, ndërsa shton se brenda 14 muajve synojnë vaksinimin e popullatës.

Statusi:

Me 2.1 milion doza vaksina të kontraktuara tashmë dhe me mbërritjen e 192 mijë dozave bëhemi gati të fillojmë vaksinimin masiv në të gjithë Shqipërinë.

Plani ynë është vaksinimi i 500 mijë qytetarëve deri në qershor.

I qëndrojmë planit tonë ambicioz për vaksinimin e popullatës brenda 14 muajve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!