“Shqipëria brenda 2030 në BE, e mundur”/ Hoxhaj: Hapja e negociatave, trysni për të vazhduar përpara me reformat

schedule23:43 - 15 Tetor, 2024

schedule 23:43 - 15 Tetor, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030, është i mundur.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Hoxhaj u shpreh se në fund, anëtarësimi do të jetë vendim politik i Bashkimit Evropian.

Lidhur me hapjen e negociatave për grup kapitujt e parë, Hoxha deklaroi se tashmë do të ketë trysni ndaj institucioneve shqiptare për të vazhduar përpara me reformat.

“Është me goxha rëndësi. E çon Shqipërinë në disa shina që do të negociojë dhe do të tregojë rekordet. Shqipëria ka bërë reformën në drejtësi në 2016, kjo jep goxha avantazh. Pritet të vazhdojnë negociatat. Ky negocim me BE, do ta vendosë Shqipërinë në disa parametra të tjerë. Që të vinim deri në këtë pikë, ka pasur bllokime politike që nuk kanë qenë në dorë të Shqipërisë. Nëse do jemi gati në 2030, do jetë për t’u parë. Nga ana legjislative dhe reformat institucionale, e shoh mëse të realizueshme në 2030, por do të jetë vendimi politik i Bashkimit Evropian. Nuk mendoj se zgjerimi i ardhshëm, do të jetë vetëm Shqipëria, do të jenë disa shtete. Ka një vendim politik nga Bashkimi Evropian, deri në 2030 duhet reformë e institucioneve të tyre. Do të jetë vendim politik dhe në fund të fundit, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 2030”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!