Rezultatet negative në play off e “Botërorit 2026” dhe miqësore kanë “dënuar” Shqipërinë edhe në renditjen e përgjithshne të FIFA.
Në përditësimin e fundit, kombëtarja kuqezi ka humbur dy pozicione në klasifikimin botëror. Humbja 2-1 kundër Polinisë dhe ajo 1-0 ndaj Ukrainës, e kanë zbritur Shqipërinë në vendin e 65-të. Në klasifikimin e mëparshëm kuqezinjtë mbanin vendin e 63-të.
Krejt i ndryshëm është diskutimi për Kosovën, që ishte vetëm një hap larg kualifikimit në finalet e Botërorit.
Pas fitores me Sllovakinë dhe humbjes në “finalen” me Turqi ë, “Dardanët” kanë regjistruar një rekord në klasifikimin e FIFA. Kosova ka fituar një pozicion dhe tani renditet në vendin e 78-të. Ky është pozicioni më i mirë për “Dardanët” që pas njohjes në arenën ndërkombetare 10 vjet më parë dhe tregon rritjen konstante të tyre.
Sa i përket kryesuesëve, Franca është ngjitur në vendin e parë, duke lënë pas Spanjën, kampione të Europës dhe Argjentinën, kampione të botës në fuqi.


