Prej më shumë se pesë vitesh, ish-krerët e UCK po mbahen në paraburgimin e Hagës në një proces të padrejtë ligjor, çështje e përcjellë përmes Ramës edhe në Bordin e Paqes përballë përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Gazetari Artur Nura tha se Shqipëria po bën avokatin e luftës së drejtë të Kosovës dhe se procesi po ndëshkon një histori çlirimtarësh me dosje të Prokurorisë serbe.
Më tej, Nura u shpreh se Rama shfrytëzoi pesë minutat e tij duke përmendur çështjen, madje edhe emrin e prokurorit.
“Procesi i Hagës po ndëshkon një histori çlirimtarësh me ndëshkime individuale që vijnë nga dosje të Prokurorisë serbe. Gjykata Speciale, e ndërtuar nga Parlamenti i Kosovës, ka në përbërje dosje të Prokurorisë serbe.
Kjo qeveri, me Ramën, ka marrë një iniciativë dhe shpresoj ta çojë deri në fund. Rama shfrytëzoi 5 minuta me Trump, i cili mund të zgjidhë konfliktin; iu prezantua me emrin e prokurorit dhe, nga sa lexuam, Trump pyeti nëse bëhet fjalë për të njëjtin prokuror.
Jo rastësisht, ministria e jashtme e vendit është në Kosovë, dhe është në një proces delikat. Kosova, për motive që mund të kenë të drejtë palë të tjera, si p.sh. LDK që kërkoi një shtesë dhe nuk ranë dakord në rezolutë, por palët duhet të bashkëveprojnë.
Shqipëria po bën avokatin e luftës së drejtë të Kosovës.” / abcnews.al /


