“Shqipëria, atraktive gjatë gjithë vitit”, eksperti për turizmin: Grupet e para turistike, që në fillim të muajit shkurt

schedule14:36 - 3 Shtator, 2024

schedule 14:36 - 3 Shtator, 2024

“Shqipëria është atraktive gjatë gjithë vitit nga turistët”, thotë eksperti për turizmin Ferjolt Ozuni.

Gjatë intervistës për “Money Report” në ABC News, ai u shpreh se risia këtë sezon ka qenë shpërndarja e turistëve në të gjithë Shqipërinë.

Ai u shpreh se ka pasur grupe turistike që në shkurt, ndërsa shtoi se ka prenotime deri në fund të vitit.

E vërteta është subjektive dhe relative kur bëhet fjalë për çmimet. Që ka pasur rritje, ka pasur. Kjo nuk është rezultat i vetëm abuzimit të pretenduar, por edhe inflacionit, kursit të këmbimit. Duhet ët theksojmë, ajo që edhe kryeministri ndërhyri këto erdhën në qershor. Në korrik kemi pasur një rënie të çmimeve abuzuese që e benë Shqipërinë në atraktive, por ishte pak vonë. Kishte turistë shqiptarë drejt jugut, pati edhe shtim të turistëve gjatë fundjavës. Këto çmime bëhen edhe për seleksionim të klientelës së tyre.

Këtë vit kemi pasur një risi, shpërndarja e turistëve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nuk ka qenë e përqendruar vetëm në bregdet., ndaj u tha ‘plazhet janë bosh’, ato nuk ishin bosh. Kemi pasur zgjerim të shtretërve, ka funksionuar Velipoja dhe Shëngjini. Kemi parë grupe në alpet e Shqipërisë në qytete turistike që ne i kemi konsideruar si të nxehta siç janë Berati, Kruja. Prapë Berati ka qenë plot. Ka pasur një shpërndarje shumë të gjerë. Këtë vit kemi pasur grupe turistike që në muajin shkurt. Kemi prenotime deri në fund të dhjetorit, kjo e bën Shqipërinë që të jetë atraktive gjatë gjithë vitit. Do na duhet më shumë punë që të kuptojmë si të shërbejmë që të tërheqim më shumë të ardhura.“, u shpreh ekspertin e turizmit.

/abcnews.al