Shqipëria arrin 800 mijë vaksinime anti-covid

schedule21:09 - 7 Qershor, 2021

schedule 21:09 - 7 Qershor, 2021

Shqipëria ka arritur në plotë 800 mijë vaksinime kundër covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ashtu siç është shprehur edhe vetë Rama më herët, ambicia e qeverisë është që brenda muajit qershor të kryhen 1 milionë vaksinime për t’i hapur rrugë një  sezoni turistik më të sigurt.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID për muajin qershor. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 5 raste të reja ndërsa numri i rasteve aktive është ulur ndjeshëm dhe gjithsej janë 230. e.l /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!