Shqipëria 9 vite pa viza, Basha: Plotësuam një ëndërr, ju garantoj që do ta mbroj këtë arritje

schedule17:41 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 17:41 - 15 Dhjetor, 2019

Në vitin e nëntë të lëvizjes së shqitparëve pa viza, kreu i opozitës Lulzim Basha u zotua se do të bëj gjithçka për të mbrojtur këtë arritje për vendin.

Në një video selfie të publikuar në rrjetet sociale, kryedemokrati kujtoi kohën kur si ministër i brendshëm plotësoi një ëndërr të shqiptarëve.

Më 15 dhjetor të vitit 2010, shqiptarët lëvizën të lirë dhe pa viza në 27 vende të zonës Shengen. Në pozitat e ministrit të Brendshëm në atë kohë, Lulzim Basha udhëtoi me një grup studentësh në udhëtimin e parë pa viza drejtë Brukselit.

9 vite më vonë atë sukses të qeverisë, pjesë e së cilës ishte edhe vetë pjesë Basha e kujtoi përmes një video-selfie në të cilën u zotua për mbrojtjen e asaj arritjeje.

Vitet e fundit disa shtete të Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësim për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria. Holanda i kërkoi në prill të këtij viti Komisionit Evropian të rikthejë vizat për shqiptarët, kërkesë e cila më pas u rrëzua nga Parlamenti Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!