‘Paketa e Maleve, 500 sipërmarrësit e parë zero taksë e TVSH’/ Rama: Synojmë 500 milionë euro investime në bujqësi

schedule12:00 - 29 Mars, 2025

schedule 12:00 - 29 Mars, 2025

Kryesocialisti Edi Rama po prezanton programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se synohet që të ketë rreth 500 milionë investime në bujqësi në mandatin e katërt, si dhe eksportet do të arrijnë në 1 miliardë euro. Për kryesocialistin, siguria ushqimore është përmirësuar dhe ambicia është që të arrihet me rreth 1909 analiza të akredituara nga BE.

“Në bujqësi janë bërë 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja grumbullimi dhe 120 agroturizma të mbështetur nga ne. Janë 1000 projekte që do realizohen gjatë mandatit të katërt. Toka kur morëm detyrën, sipërfaqja e saja të ujitshmes ishte dy herë më e vogël.

Janë 300 mijë hektarë tokë që punohen. 300 mijë hektarë sot ujiten, por mbeten edhe 60 mijë të tjerë për të përmbyllur të gjithë projektin e ujitjes. Serat në vitin 2024, sipërfaqja e saj kaloi 2 mijë hektarë, krahasimisht 3 fish më shumë kur morëm detyrën. Eksportet u katërfishuan dhe deficit tregtar ishte 1 me 9, pra 1 eksport dhe 9 import.

Sot jemi 1 me 3. Siguria ushqimore, kur morëm detyrën kryheshin vetëm 6 analiza të produkteve bujqësore, sot kryhen 1909 analiza të akredituara nga BE. Në mandatin e katërt do e cojmë në 500 milionë vlerën në investime dhe synojmë 1 miliardë euro eksporte. Nuk duam ta përdorim madje mund të na i quajnë krim elektoral se kemi bërë një ligj, kur të hapim thirrjen 500 sipërmarrësit e parë do përfitojnë nga paketa e maleve me 0 taksë, 0 TVSH për paketën e maleve për 10 vjet.”

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!