“Shqipëria 2030”, me fuqi më të madhe”/ Rama: Integrimi, garanton drejtësinë e re. “Bufi” ka vetëm hallin e vet

schedule16:01 - 13 Prill, 2025

schedule 16:01 - 13 Prill, 2025

“Pavarësia e institucioneve nuk do të jetë më në dorën e askujt”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me emigrantët shqiptarë në Milano.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se vota më 11 maj do të jetë edhe për drejtësinë e pavarur.

“Drejtësia  që ne e sollëm për herë të parë në jetën e vendit tonë, si një shpatë që është ën duart e një drejtësie të pavarur, kur në fakt në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi të pavarur. Ne duhet ta garantojmë duke e futur Shqipërinë në BE, aty ku drejtësia do të mbetet e pavarur pa ndërhyrë askush. Sepse populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të partive të radhës, por duhet ta marrë vetë në dorë dhe ta mbrojë më 11 maj.

Këneta ka arritur të marrë edhe jetë të pafajshme njerëzish dhe sot duan të rikthehen sepse bufi kërkon të rikthehet vetëm për hallin e tij. Dua që të gjithë të më kuptoni dhe të më ndihmoni që këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptarë. Këtu nuk bëhet fjalë për të marrë një votë më shumë se sa këneta sepse kjo është më e thjeshta që mund të bëjmë. Këtu bëhet fjalë për t’i dhënë Shqipërisë të vrapojë drejt objektivit, dhe që Shqipëria 2030 pasi të ketë marrë miratimin të ulet në tryezën e BE dhe ta garantojë përfundimisht, barazinë para ligjit”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!