Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria 2025”, destinacion për turistët/ “Travel & Towr World”: Aventura mes detit, gurit dhe historisë

schedule15:27 - 4 Tetor, 2025

schedule 15:27 - 4 Tetor, 2025

Shqipëria është gjetja me mirë në Mesdhe për tu vizituar pasi ofron një kombinim të elementëve tradicionale autentike, detit, kulturës dhe historisë.

Sipas platformës ndërkombëtar të dedikuar turizmit “Travel and Towr World” këto janë arsyet të cilat e transformuan Shqipërinë në një destinacion të mirëfilltë për turizmin. Riviera Shqiptare është arsyeja kryesore pse shumë njerëz e vizitojnë për herë të pare vendin tonë.

Saranda konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i Rivierës  shoqëruar kjo me rrënojat mahnitëse e të lashta në Butrint ose ujërat e freskëta dhe të pastra të burimit të Syrit të Kaltër. Po ashtu Ksamili  konsiderohet  si një pikë ndalese e rëndësishme, fshat i vogël që është bërë i famshëm në mediat sociale, për shkak të plazheve me rërë të bardhë dhe ishujt e vegjël.

Ndërsa për ata që preferojnë diçka me të qetë dhe tradicionale rekomandohet Himara. Një element shumë tërheqës për turistët e huaj cilësohet edhe kuzhina shqiptare.

Ushqimi në Shqipëri konsiderohet i thjeshtë, i freskët  dhe  vjen si  një përzierje fantastike e shijeve më të mira mesdhetare dhe ballkanike.

Për të apasionuarit pas kulturës e historisë gjithçka mund të gjendet në qytetet e saj të vjetra të pabesueshme. Qyteti i Beratit është i njohur për shtëpitë e tij mahnitëse të bardha të ndërtuara pikërisht në shpatin e një kodre të pjerrët..

Ndërsa Gjirokastra e cila quhet “Qyteti i Gurit” dhe menjëherë e kupton pse. Shtëpitë e saj të vjetra dhe rrugët dredha-dredha janë të gjitha të ndërtuara nga një gur i bukur gri.

Sipas “Travel and Towrs World” Shqipëria Është një vend ku mund të krijoni aventurat tuaja dhe për këtë arsye, konsiderohet destinacioni më i mirë që mund të vizitoni në vitin 2025.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!