Me rastin e 14 vjetorit të anëtarësimit në NATO, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është shprehur se Shqipëria është krenare për faktin që është pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë.
Përmes një postimi në rrjetet sociake, Bagaj u shpreh gjithashtu se vendi është krenar që kontribuon për paqen dhe sigurinë.
“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!”, shkroi Begaj në Facebook.
Më 1 prill të vitit 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit./abcnews.alhqip