Shqipëri-Serbi/ Çarçani: Ekipi ynë ‘prodhoi’, por mungoi goli. Kushta: Manaj 30 për qind të fajit, pjesa tjetër e Sylvinhos

schedule20:42 - 9 Qershor, 2025

schedule 20:42 - 9 Qershor, 2025

Gazetari sportiv Gerti Çarçani tha për ‘Real Story’ se në ndeshjen e së shtunës mes Serbisë dhe Shqipërisë, ekipi ynë luajti por mungonte goli.

“Serbi më të dobët nuk do të gjejmë kurrë, por ama nuk do ta bëjmë zi sepse Shqipëria prodhoi dhe mungonte goli. Kemi luajtur dhe shumë më keq, por këtë rradhë luajtëm. Një lojë shumë të keqe do ta shkëmbeja me një tre piksh.”

Ish lojtari i Kombëtares, Sokol Kushta tha se Sylvinho la marrë përsipër shumë herë fajin, por jo përgjegjësinë. Më tej, Kushta tha se Manaj ka 30 për qind të fajit dhe se duhet të fitohet ndeshja direkte më pas të mendohet për ndeshjen e dytë.

“Sylvinho ka thënë shumë herë e kam unë fajin, përgjegjësi ka marrë? Jo! Ai prapë do gabojë nesër, tjetër ka në mendje tjetër bën në fushë.

Ndeshjet direkte duhet të fitohet pastaj të mendojmë ndeshjen e dytë. Manaj ka 30 për qind faj, pjesën tjetër e ka trajneri. Siç luajti ekipi në mbrojtje shumë mirë, ekipi në sulm luajti shumë keq. Nëse në atë stadium me 12 lojtarë nuk fiton, ka një problem që diçka nuk shkon.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!