Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëri-Poloni, njihen pensionet/ Marrëveshja mes dy vendeve, për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore

schedule12:03 - 24 Shkurt, 2026

schedule 12:03 - 24 Shkurt, 2026

Njihen pensionet me Poloninë. Tashmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Poloni dhe polakët që jetojnë në Shqipëri do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në Varshavë e cila tha se ky është një tjetër  hap konkret në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Aktualisht Shqipëria ka 17 Marrëveshje dypalëshe në zbatim për njohjen e pensioneve ,  5 marrëveshje të dakordësuara, ndërsa 3 të tjera dypalëshe për sigurimet shoqërore janë aktualisht në negocim  ose në proces përgatitjeje.

Një ndër marrëveshjet më të rëndësishme është ajo e realizuar me Italinë nga e cila përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë ndërkohë që vijojnë diskutimet për njohjen e pensioneve me Greqinë ku numri i përfituesve është edhe më i madh.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!