Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëri o vendi im”, një koncert që do të mbahet në “zemër” të New York-ut

schedule11:04 - 26 Nëntor, 2021

schedule 11:04 - 26 Nëntor, 2021

Muzikanti shqiptar Ergin Oda, jeton dhe punon prej vitesh në SHBA, ku dhe është pjesë e grupit “Oda Quartet”. Bashkë me kolegët e tij, ai synon të prezantojnë vlerat e muzikës shqiptare te brezat e rinj që jetojnë atje. Duke folur për krijimin e grupit në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” tha se qëllimi kryesor është “muzika jonë e vjetër shqiptare, e pabastarduar, të cilët e kemi trashëguar me breza për të cilën kanë punuar shumë të mëdhenj.”

Ata do të mbajnë një koncert”Shqipëri o vendi im”, i cili do të mbahet më 28 Nëntor në New York. Ergini tha se ndihet shumë i lumtur që do të zhvillohet një koncert pikërisht në këtë datë të rëndësishme për shqiptarët në zemër të New Yorkut.

“Për koncertin kemi angazhuar maestron Gridi Kraja, i cili ka orkestruar 90 përqind të këngëve.”, theksoi ai. Ai tregoi gjithashtu se si u bë pjesë e grupit të tyre dhe pianisti japonez. “Ai punon me shumë yjet e broadway, është i kontraktuar të punojë ëpr një shfaqej broadway, dhe unë kur e takova i thashë a do të ishte në gjendje të luaje muzikë shqiptare.



Unë mora disa partitura me vete dhe filloi të luajë po i pëlqente shumë muzika jonë, por ritmet tona i dukeshin shumë ndryshe nga çdo gjë që ka luajtur më herët. I dërgova shumë file nga Inva mula, Vaçe Zela, Nexhmie Pagarusha që të thellohej në melosin tonë. Ngaqë është dhe kompozitor u bë shumë kureshtar, tani flet dhe disa fjalë shqip.“, tha ai.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!