Shqipëri “nën pushtetin” e motit të keq, këto janë akset problematike! Si paraqitet situata në vend

schedule20:45 - 17 Shtator, 2022

schedule 20:45 - 17 Shtator, 2022

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar përditësimin e fundit për situatën e rrugëve dhe linjat e transportit detar në vend.
Situata e përditësuar me të dhënat e orës 20:00 paraqitet si më poshtë:

Vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Tropojë, ku janë regjistruar edhe problemet më të mëdha.

Të gjitha akset e rajonit verior janë të qarkullueshme.

I vetmi aks rrugor ku për arsye sigurie është bllokuar momentalisht qarkullimi i mjete të rënda është aksi Bajram Curri – Kam. Në këtë aks vazhdon qarkullimi i mjeteve të vogla vetura dhe furgona. Nuk lejohet kalimi i mjeteve të rënda pasi ka dëmtime të asfaltit.

Pritet pushimi i reshjeve për të ndërhyrë me mbushjet atje ku ka dëmtime. Edhe në Qafë Mali – Fierzë po punohet me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës pasi vijojnë reshjet.

Ka probleme të vogla në akset e qarkut Kukës si në Kukës – Krumë, Kukës – Bushtricë, Kukës – Shishtavec me rrëshqitje aluvionesh, por pa problem për qarkullimin rrugor.

Në të gjithë akset e tjerë të rajonit brigadat e mirëmbajtjes janë në terren duke bërë pastrime nga rënia e aluvioneve në rrugë.

RAJONI QENDROR

Aktualisht në rajonin qendror nuk ka prezencë të reshjeve të shiut. Qarkullimi i mjeteve është i vazhdueshëm në çdo aks. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo rast.

RAJONI JUGOR

Ne rajonin jugor moti drejt përmirësimit. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo përkeqësimi të mundshëm të situates.

OSHEE

• Aktualisht janë 14 fidera jashtë pune. 96% e avarive në zona rurale, malore.

• Jashtë pune janë 2 Nst Gropaj (Kukës) dhe Hysgjokaj (Berat). Po punohet nga grupet e Tensionit të Lartë.

• Situata paraqitet e përmirësuar në masën 80%, krahasuar me gjendjen kritike të paradite

• Po punohet në fiderat e zonave Lushnje, Fier dhe Përmet, kurse në pjesë të tjera kanë defekte në sektorin TU (tensioni i Mesëm)

• Të gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksionim.

• Të gjitha linjat e tensionit 35kV punojnë në kapacitet të plotë.

PORTET DETARE

Për arsye të mbylljes së Portit të Barit në Itali, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe kthim, do të nisën në orën 07:00 të mëngjesit të datës 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjës së sotme. Pasagjerët janë njoftuar dhe do mund të akomodohen të gjithë me dhoma në traget.

Situata në portet e Sarandës dhe Shëngjinit është normale.

Në Portin Vlorë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!