Shqipëria dhe Kosova mbajnë këtë të premte, 20 Dhjetor, mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve respektive. Seanca nisi me ekzekutimin e himneve të dy shteteve, ndersa kryeparlamentari Konjufca e konsideroi kete seance si historike.
Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor te vitit 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.
Agjenda dhe pjesëmarrësit:
11:00 Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
-Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)
Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)
Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
/abcnews.al