Shqipëri-Izrael, çfarë po ndodh para stadiumit “Air Albania”?

schedule20:04 - 10 Qershor, 2022

schedule 20:04 - 10 Qershor, 2022

Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak minuta para nisjes së sfidës mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në “Air Albania Stadium”, e vlefshme për “National League”, me qindra tifozë janë në radhë për të hyrë në stadium.

Ndërkohë që forcat e policisë rreth impiantit të stadiumit janë shtuar, po ushtrojnë kontrolle të imtësishme që mos lejojnë tifozët të fusin sende të forta në shkallët e stadiumit.

Numri i tifozëve pritet të jetë i lartë, për të dhuruar kështu një ndeshje të bukur nga tribunat. Sfida do të fillojë në orën 20.45.