Shqipëri-Islandë, Policia e Elbasanit merr masat

schedule12:25 - 10 September, 2019

schedule12:25 - 10 September, 2019

Në prag të duelit Shqipëri-Islandë, Policia e Elbasanit ka marrë një serë masash për mbarëvajtjen e takimit. Do të angazhohen gjithsej 215 forca të policisë së rendit, FNSHF-së, Shqiponjat dhe policisë kriminale.

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Islandë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e takimit. Do të angazhohen gjithsej 215 forca të policisë së rendit, Shqiponjat, FNSH dhe policia kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Islandës, që do të zhvillohet më datë 10.09.2019, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

“Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit. Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji). Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin”, është njoftimi i Policisë së Elbasanit./ABC News Albania 24/7