Shqipëri-Greqi, bashkëpunim në sektorin energjetik, Balluku zbulon detaje

schedule14:20 - 13 Janar, 2022

schedule 14:20 - 13 Janar, 2022

Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë në sektorin energjetik. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është e pranishme në një vizitë zyrtare në Greqi ku ka takuar homologun Kostas Skrekas.

Teksa ka zbuluar detaje nga takimi ministrja bën me dije se kanë biseduar për asistencën teknike për magazinimin e energjisë, në një kohë që bota po përballet me këtë krizë. Balluku shkruan se  u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në shkëmbimin e energjisë.

“Gjatë vizitës zyrtare në Athinë, pata kënaqësinë të takoja homologun Kostas Skrekas, Ministër i Energjisë dhe Ambientit. Diskutuam në prani të skuadrave tona, mbi hapësirat për të çuar përpara një sërë projektesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndamë mendimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, veçanërisht në shkëmbimin energjisë këto kohë sfiduese kur kriza energjetike nuk ka kursyer askënd. Ndamë eksperiencat tona në menaxhimin e krizës dhe u angazhuam për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen”, shkruan Balluku.

Lexo edhe: Balluku në Greqi: Vijon bashkëpunimi për lidhjen e dy vendeve përmes hekurudhës

Në Greqi, Balluku ka takuar edhe Ministrin për Infrastrukturën dhe Transportin, Kostas Karamanlis dhe zëvendësministrin e Jashtëm për Çështjet Ekonomike, Kostas Fragogiannis. Ditët në vazhdim do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për një projekt të përbashkët, i cili lidhë dy shtetet përmes hekurudhës. Ministrja thotë se gjatë vizitës diskutoi edhe për projektin e madh ndëreuropian të Korridorit Blu /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!