Shumë lojtarë janë të dëmtuar, por ky nuk është justifikim. Real Madrid nuk po bind me lojën që po zhvillon dhe diçka e tillë dallohet lehtësisht. Ambiciet në kampin e “Los Blancos” janë të mëdha dhe gjithmonë kërkohet triumfi në Spanjë dhe Evropë.
Florentino Perez ka një dëshirë për sezonin e ardhshëm. Rahem Sterling është një ndër të preferuarit. Mediat angleze raportojnë për një interesim të “gjigantit” spanjoll.
Diçka e tillë ka shqetësuar Manchester City-n. Kampionët e Anglisë rinovuan deri në vitin 2023 me sulmuesin vitin e kaluar, por nuk mjafton. Drejtuesit e “Cityzens” po përgatisin një tjetër rinovim me 24-vjeçarin, i cili do të përfitojë një rritje rroge.
Sterling e pret një rrogë prej 450 mijë sterlinash në javë, teksa për momentin përfiton 15 milionë sterlina në sezon. /abcnews.al