Fillimisht braziliani Danilo e tanimë një tjetër “yll” i skuadrës”. “Bardhezinjtë” e Juventus kanë mbetur “thatë” në krahun e djathtë të fushës, teksa në ndeshjen e fundit, në Seria A, ndaj Verona-s, humbi pas një dëmtimi, anësorin amerikan të sulmit, Timothy Weah.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, ekzaminimet mjekësore treguan se 23-vjeçari ka pësuar një tërheqje muskulare, dëmtim ky pritet ta lërë anësorin rreth 1 muaj jashtë fushave të blerta, duke rrezikuar kështu edhe përballjen tepër të rëndësishme, ndaj “zikalërve” të Inter.
Dëmtimi i Weah ka shqetësuar jo pak edhe tekniku Massimiliano Allegri, i cili pas dëmtimi të brazilianit Danilo, tanimë nuk ka asnjë lojtar në dispozicion, i cili ka si pozicion natyral krahun e djathtë të fushës. /i.m /abcnews.al