Shqetësohet Interi, klubi gjerman futet në garë për sulmuesin

schedule13:15 - 15 Nëntor, 2019

schedule 13:15 - 15 Nëntor, 2019

Interi i Contes po e monitoron situatën e Oliver Giroud prej kohësh. Antonio Conte e konsideron francezin si elementin që i mungon sulmit interist. Por, orët e fundit në garë për Giroud janë futur dhe gjermanët e Dortmund duke shpresuar në një huazim të tij në merkaton e janarit.

Shkëlqimi i Tammy Abraham apo dhe paraqitjet e mira të Michy Batshuayi e kanë kthyer Giroud në zgjedhjen e tretë të trajnerit Lampard. Me një total prej 137 minutash lojë francezi kërkon më shumë hapësira sepse dëshiron të jetë protagonist me kombëtaren e Francës në Europian.

33-vjeçarit i është besuar dhe shiriti i kapitenit nga ana e trajnerit Deshamps dhe ai kërkon të luajë rregullisht që të jetë gati të udhëheqë Francën në finalet e Europianit. Kontrata e tij me londinezët përfundon në verë, prandaj Chelsea shpreson të fitojë 7 milionë € për të mos ta humbur me parametra zero sulmuesin. /abcnews.al

Oliver Giroud