Shqetësohen te Fiorentina, dëmtohet Piatek me Poloninë dhe rrezikon “Play-Off”

schedule18:40 - 25 Mars, 2022

schedule 18:40 - 25 Mars, 2022

Krzysztof Piatek është dëmtuar me Poloninë në sfidën që kombëtarja polake zhvilloi me Skocinë më 24 mars.

Dëmtimi që lojtari i Fiorentinës, ka shqetësuar jo vetëm kombëtaren polake por edhe klubin italian. Sipas saja që raportojnë mediat polake, sulmuesi rrezikon të humbasë edhe finalen e “Play-Off” që Polonia do të zhvillojë kundër Suedisë.

Në këtë mënyrë lojtari mund të mungojë 3 javë dhe gjithashtu edhe për skuadrën vjollcë do të ishte një tronditje e madhe pasi në këtë mënyrë humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në fazën më delikate të sezonit. Piatek  pritet të humbasë ndeshjet kundër Empolit, Napolit dhe Venezias në Serie A. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!