Shqetësimi i ekspertëve: Autoshkollat fiktive po bëjnë regjistrime përtej kapaciteteve

schedule22:17 - 22 Shkurt, 2023

schedule 22:17 - 22 Shkurt, 2023

TIRANË- Ditët e fundit është hapur një debat i fortë në lidhje me veprimtarinë e autoshkollave. Njohësit e kësaj fushe thanë se nuk do ketë një rritje çmimi, por një formalizmi të këtij tregu në të cilin ka autoshkolla që funksionojnë në formë fiktive dhe që abuzojnë me programin.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave Tonin Gjinaj, tha se aktualisht një pjesë e autoshkollave po abuzojnë pasi po kryejnë regjistrime përtej kapaciteteve që kanë.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc News, ai kërkoi të ngrihet një task forcë dhe t’i kontrollojë këto autoshkolla që funksionojnë në mënyrë fiktive. Ai tregoi se një tjetër problematikë është se policia vijon të tërheqë shumë leje drejtimi.

“Autoshkolla duhet të jetë në kushte normale të trafikut. Por problemi qëndron tek vendosja kuturu e sinjalistikës rrugore. Kemi protestuar, por nuk jemi dëgjuar. Heqja e lejeve të drejtimit pa kriter është një problem i madh. Kam një thirrje për të gjithë autoshkollat: Mos abuzoni me qytetarët pasi po bëjnë regjistrime përtej kapaciteteve që kanë. Të ngrihet një task-forcë dhe të kontrollojnë autoshkollave fiktive”, tha ai.

Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, tha se në vitet e fundit vihet re një ulje e numrit të aksidenteve dhe këtë e cilësoi si sukses të përbashkët të të gjithë aktorëve. Ai tha se në raport me të shkuarën, sot në rrugët e vendit ka më pak aksidente, por se sërish ky tregues është shumë larg standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Ne duhet të  kuptojë se është janë kauzë që përfshin 20 institucione dhe lajmi i mirë, është se në katër vitet e fundit kemi rënie të aksidenteve me pasojat e fataliteteve, Merita është e përbashkët. Policia ka më shumë prezencë dhe s’ka fund e mira, por ka një ndryshime total të Policisë në sjelljen ndaj masave, Ka një investim më të madh në edukime,. Jemi yll me të shkuarën tonë të zezë, por jo0 me atë të Bashkimit Evropian. Qytetarët të mos mashtrohen, sidomos në këtë moment. Unë jam krenar, që ky debat është hapur për standard dhe e ardhmja jonë më e mirë që këtu njerëzit mos të ikin, është që ne të vendosim standarde, ato janë dhe sakrifica”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!