Shpyllëzimi në Amazonë ra me 50% në vitin 2023

schedule21:39 - 5 Janar, 2024

schedule 21:39 - 5 Janar, 2024

Shpyllëzimi në rajonin e Amazonës të Brazilit regjistroi një rënie prej 50% në vitin 2023 krahasuar me vitin e kaluar sipas Institutit Kombëtar për Kërkimet Hapësinore (Inpe).

Sipas të dhënave të INPE, një sipërfaqe prej 5,100 km² e pyllit të Amazonës humbi në vitin 2023, shifra më e ulët e regjistruar që nga viti 2018.

Megjithatë, reduktimi i shpyllëzimit në Amazon është kundërbalancuar nga rritja e humbjes së bimësisë në rajonin Cerrado, savana e madhe tropikale që përbën biomën e dytë më të rëndësishme në Brazil.

Këtu në vitin 2023 u shkatërrua bimësia në një sipërfaqe prej 7800 km², me një rritje prej 43% krahasuar me një vit më parë.

Në përgjithësi, duke marrë parasysh të dy biomet, shkatërrimi preku 12,979 km² vitin e kaluar, që përfaqëson një rënie prej 18% krahasuar me vitin 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!