Shpyllëzimi në Amazonë, një zonë 10 herë më e madhe se Parisi u shkatërrua në fillim të 2020

schedule08:48 - 13 Korrik, 2020

schedule 08:48 - 13 Korrik, 2020

Shpyllëzimi në Amazonën e Brazilit është rritur me një çerek që nga viti i kaluar, thonë shkencëtarët.

Po ashtu pyjet e shiut në Amerikën Latine pritet që të regjistrojnë vitin më të keq në histori. Në gjysmën e parë të 2020, 3,069 kilometra katrorë sipërfaqe, një zonë dhjetë herë më e madhe se Parisi, u shkatërrua.

Të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i vendit për Hulumtimin e Hapësirës tregojnë se qershori ishte muaji i 14-të radhazi kur shpyllëzimi është rritur.

Qershori shënon fillimin e sezonit të thatë dhe Brazili është kritikuar nga një numër vendesh dhe grupe mjedisore për shpyllëzime dhe zjarre në shkallë të gjerë.

“Të dhënat e shpyllëzimit në vetvete tregojnë se ne tani kemi një situatë shumë të komplikuar që është jashtë kontrollit në Amazonë,” u shpreh Mariana Napolitano, drejtuesja e shkencës në WWF-Brasil. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!