Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.
Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlari” i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti po zhvillon mesditën e kësaj të marte, një konferencë për shtyp, nga ku foli për objektivat, që “Legjionarët” i kanë vënë vetes për tre “finalet” e mëdha, që i presin në Gjermani, teksa më tej ka krahasuar grupin aktual me atë të vitit 2016.
“Gjithmonë i besojmë vetes, i besojmë ekipit, çdo lojtari që është i grumbulluar. Do të japim maksimumin dhe më pas çdo gjë mbetet për t’u parë. Kemi para tre finale, çdo ndeshje është speciale. Do jenë sfida të vështirë, por gjithmonë shpresojmë të bëjmë diçka speciale.
Ndryshe ka viti 2016 kemi cilësi më të lartë, shumë lojtarë luajnë në ekipe të mëdha dhe siç thashë kualiteti është rritur, gjë që u tregua edhe gjatë fazës kualifikuese, ku arritëm të dilnim të parët e grupit”, – tha Ajeti më tej, gjatë konferencës për shtyp. /i.m /abcnews.al