“Shpresoj të përsëritet Dhjetori ’90, nuk mban më”! Protesta për vrasjen e të riut: Mjaft fjetët

schedule16:40 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 16:40 - 9 Dhjetor, 2020

Protestës së grupit të qytetarëve përpara ministrisë së Brendshme, që kërkojnë dorëheqjen e Sandër Lleshajt pas ngjarjes së djeshme, ku një i ri u ekzekutua nga një efektiv policie, iu bashkuan edhe aktivistët për mbrojtjen e teatrit.

Shpresoj shumë që të përsëritet Dhjetori i “90” tha një grua. Ndërsa një tjetër e irrituar tha se “Si nënë jam shumë e prekur nuk gjej qetësi dhe paqe, është një rrezik për të gjithë fëmijët tanë, që mund të kthehen edhe jashtë orës policore.

Edhe termin që përdorin këta bastardë, si orë policore është si ajo që përdorte policia serbe kundër vëllezërve kosovarë. Këta janë bastardë, kriminelë. Ngrihuni se ka shkuar aty ku nuk mban më”.  “Poshtë komunizmi, nuk ka Zot që na ndal” tha një tjetër. “Athina ka 15 vite që digjet, në Shqipëri ndodh e kundërta, populli fle” tha një tjetër./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!