“Shpresoj që ekipi juaj të jetë në Gjermani me Francën”, Thuram: Shqipërinë e dua në Evropian

schedule12:56 - 16 Nëntor, 2023

schedule 12:56 - 16 Nëntor, 2023

Ata që e kanë parë në fushë, do të habiteshin.

Një Lilian Turam duke firmosur librin e tij, duke dhënë autografe dhe duke u fotografuar si autor, do të ishte gjëja e fundit që do të kishin menduar tifozët edhe në Shqipëri.

Gjithsesi, e vërteta është që kampioni I botës me Francën, dhe ish-ylli I Juventusit e Barcelonës, është në Tiranë për të promovuar librin e tij, “Mendimi I Bardhë”, sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese “Papirus”.

Ja si flet ai në intervistën ekskluzive për ABC News.

“Jam në Shqipëri sepse doli ky libër në shqip, dhe jam shumë i lumtur për këtë. Fillimisht libri doli frengjisht sepse unë jam francez, pastaj në Itali, në Angli, në Gjermani, në Portugali, në Spanjë dhe sot jam shumë i lumtur që jam këtu për të folur për këtë libër, sepse mendoj se çështja e racizmit dhe seksizmit është një problematikë botërore. “Unë nuk luaj më futboll që nga viti 2008, pra ka kaluar shumë kohë. Kur i dhashë fund karrierës, gjithmonë kam pasur dëshirë të tregoj për gjëra të ndryshme për të ndryshuar opinionin e njerëzve dhe kjo është arsyeja që shkruaj libra”.

Libri ka të bëjë me racizmin dhe tregon se ky fenomen nuk është I lidhur me një ngjyrë të caktuar të lëkurës.

“Dakord, flasim për një gjë komplekse, dhe për këtë arsye duhet të njohësh historinë. Shumë njerëz kur lexojnë këtë libër thonë se janë në gjendje të kuptojnë shkakun se përse ndodhin gjërat. Vetëm kështu mund të kuptosh mekanizmin e racizmit dhe seksizmit, sepse nëse nuk njeh historinë, ti nuk mund të arrish ta kuptosh që ndonjëherë edhe ti mund të jesh i tillë dhe të kesh paragjykime që janë të gabuara”.

Ka dalë kampion I botës me Francën dhe ka fituar dy Champions. Sa i plotësuar ndihet Turam si futbollist?

“Unë jam shumë i lumtur me karrierën time. Unë them se kam qenë me fat sepse e kam ëndërruar që fëmijë që të jem një futbollist, dhe kur ia del do të thotë se ke realizuar ëndrrën. Unë mendoj se gjëja më e bukur për një njeri është që të jetojë ëndrrën e tij dhe unë e kam pasur këtë fat”.

Kampionit të botës i themi se Shqipëria po shkon në Evropian, dhe nëse e ka ndjekur.

“Jo, ende jo. Mos e thuaj këtë. Duhet edhe një pikë. E shikon që po gabon. Mendoj se duhet të presim. Nuk duhet thënë asgjë përpara sesa të realizohet. Ndeshja fitohet kur e mbyll arbitri. Mendoj se Shqipëria duhet të jetë me kokën ulur. Unë shpresoj që Shqipëria do ta marrë këtë pikë dhe të shkojë në Gjermani, bashkë me Francën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!