Shpresë për familjen shqiptare në Francë

schedule17:11 - 27 Mars, 2019

schedule 17:11 - 27 Mars, 2019

Familja shqiptare Bulica, e cila që nga Dhjetori i vitit 2016 është vendosur në Frontenay-Rohan-Rohan, Francë, po përballet me kërkesën për dëbim. Por një ditë më parë avokati i familjes ka kundërshtuar këtë kërkesëë për dëbim në Gjykatën Administrative të Poitiers.

Natanael Ormillien ka këmbëngulur para trupit gjykues duke kërkuar që të hidhet poshtë vendimi i lëshuar nga Prefektura Deux-Sevres, e cila më datë 12 Dhjetor 2018 kishte lëshuar kërkesën ndaj familjes shqiptare për të lënë territorin francez, raporton media franceze lanouvellerepublique.fr. 

“Unë shpjegova se çfarë është integrimi në komunitet”, thotë avokati, i cili kujtoi se babai i familjes, Petriti gjithmonë kishte punuar në një kompani në Saint-Gelais.

Petriti bashkë me gruan e tij Kujtime dhe tre fëmijë, dy prej të cilëve janë në shkollë dhe fëmija më i vogli i familjes ka lindur në Francë, jetojnë ende në një qendër strehimi në Frontenay-Rohan-Rohan, e vënë në dispozicion nga ana e komunës. Që nga vera e vitit 2018, kur familjes iu refuzua kërkesa për azil, ka qenë vetëm komuna që e ka mbështetur.

Në atë kohë shumë shoqata, zyrtarë dhe individë u mobilizuan në mbështetje të familjes shqiptare duke kundërshtuar kërkesën e Prefekturës për depërtim.

Por dje më 26 Mars, 2019, avokati i familjes shqiptare ishte në seancën e parë e cila zgjati një orë e gjysmë, ku familja Bulica dhe mbështetësit e saj nuk ishin të pranishëm. Madje kjo seancë ishte mbajtur edhe larg syrit të medias.

Në një prononcim të shkurtër avokati tha: “Ishte një seancë e qetë dhe larg medias, pasi këto të fundit shpesh kanë dhënë informacione të pasakta për rastin. Ndërsa përfaqësues të Prefekturë Deux-Sèvres nuk kanë pranuar të komentojë. Prefektura pret vendimin përfundimtar të gjykatës, i cili pritet të dalë brenda dy javësh”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!