Shpresë nga Spanja, vijon në rënie numri i rasteve të infeksionit dhe viktimave nga Covid 19

schedule16:35 - 2 Maj, 2020

schedule 16:35 - 2 Maj, 2020

Spanja duket se është në fund të betejës me koronavirusin, këtë të shtunë ajo ka shënuar numrin më të ulët të rasteve dhe të viktimave nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën 276 persona, pesë humbje më pak se ditën e djeshme kur u regjistruan 281 viktima. Kështu numri i përgjithshëm i të ndjerëve ka shkuar në 25,100.

Ndërsa kanë rezultuar të infektuar 2579 persona, 1069 raste më pak se ditën e djeshme. Kështu numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 245,567.

Fatmirësisht numri i personave që janë shëruar dhe që kanë lënë spitale vazhdon dhe rritet, duke shkuar në 146 233 pacientë të shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!