Shpresë nga Mali i Zi, në tre ditë asnjë rast me Covid 19

schedule14:36 - 29 Prill, 2020

schedule 14:36 - 29 Prill, 2020

Mali i Zi është vendi i parë në Ballkan që gjatë tre ditëve të funidt nuk ka asnjë rast të konfimruar me koronavirus.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik ka përfunduar analiza e 81 mostrave, mes të cilave nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve të prekura me koronavirus që nga fillimi i pandemise është 321, ndërsa vetëm 7 persona e kanë humbur betejën me Covid 19. Qytetet që  janë pjesë e hartës së të infektuarve janë; Podgorica me 163 të prekur, Tuzi me  37, Nikçiç me  34, Bar me 23, Ulqini me 22, Andrijevica me 7, Budva me 7, Plavë me 7 raste, Bijelo Polje me 6 raste, Herceg Novi 6 raste, Danilovgrad  3 raste, Gusinje 3 dhe Tivat 3 raste të konfimruar me koronavirus.

Ndërkohë vlen të theksohet se Mali i Zi ishte vendi i fundit që konfimoi rastin e parë me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!