Shpresë nga Australia! Studiuesit pranë krijimit të vaksinës kundër koronavirusit

schedule15:04 - 23 Shkurt, 2020

schedule 15:04 - 23 Shkurt, 2020

Teksa koronavirusi po përhapet me shumë shpejtësi, duket se ka shpresë që po vjen nga Australia.

Studiuesit në Universitetin e Queensland (UQ) kanë thënë janë vetëm disa ditë larg nga testimi i një vaksine të re për koronavirusin, ose COVID-19, emri shkencor.

Studiuesit janë shprehur se testi i parë do të bëhet fillimisht te kafshët, brenda javës tjetër. Përpjekjet e tyre janë pjesë e një gare në të gjithë botën për prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit.

Studiuesit nga UQ u financuan nga një organizatë ndërkombëtare e quajtur Koalicioni i Inovacionit të Përgatitjes Epidemike (CEPI) për të përdorur teknologjinë e re të zhvillimit të shpejtë mjekësor për të ndihmuar në krijimin e një vaksine për llojin e ri të virusit.

“Ende ka teste të shumta për të siguruar vaksina është e sigurt nuk ka efekte anësore por pengesa e parë është tejkaluar”, tha Peter Høj, zv / kancelar dhe president i universitetit australian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!