Pas më shumë se 10 orë kërkimesh në Bejrut për të nxjerrë trupat e më shumë se 100 viktimave, ekipet e kërkim- shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një të mbijetuar.
Në video shihet teksa mjekët e transportojnë për në ambulancë ndërsa njerëzit përreth bërtasin: “Issam është gjallë”. Issam ka marë vetëm disa lëndime në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rikujtojmë se nga shpërthimi ku mbetën të plagosur mbi 4000 persona është shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo sipas autoriteteve vendase. /abcnews.al
A survivor has made it from under the rubbles in #Beirut after more than 10 hours! Saved by the rescue team this morning in #Lebanon
The whole neighborhood is clapping, “Issam is alive”, he made it out but sustained some injuries.#beirutblast
(Video is not mine) pic.twitter.com/Hu2hVlrip3
— Luna Safwan – لونا صفوان (@LunaSafwan) August 5, 2020