Irani për herë të parë pas një muaji ka raportuar shifrën më të vogël të viktimave nga koronavirusi në 24 orë.
Sipas statistikave të fundit në Iran gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 98 persona nga Covid-19, duke e çuar në 4 683 numrin total të viktimave deri më tani.
Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Kianush Jahanpoor në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se kjo është hera e parë në gati një muaj që vendi ka parë.
“Shpresojmë që është fillimi i një tendence zvogëluese, por ne duhet të vëzhgojmë distancimin shoqëror dhe të qëndrojmë në shtëpi”, tha Jahanpoor.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 1,574 raste të reja duke e çuar në 74 877 numrin e personave të infektuar në këtë shtet. /abcnews.al