Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shpresë edhe në Francë: Bie numri i viktimave dhe pacientëve në terapi intensive

schedule22:18 - 12 Prill, 2020

schedule 22:18 - 12 Prill, 2020

Franca ka raportuar një rënie të vogël të numrit të vdekjeve në spital dhe pacientëve në trajtim intensiv.

Vendi regjistroi 315 vdekje në spital në 24 orët e fundit,  më pak se një ditë më parë, pasi të shtunën u shënuan 353 viktima.

Numri në total i viktimave nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 14,393, i treti më i lartë në botë.



Megjithatë, për të katërtën ditë radhazi ka rënë numri i pacientëve në terapi intensive, ku në total numri është 6.845.

Ministria e Shëndetësisë në Francë tha se epidemia duket se është duke u lëkundur por theksoi se duhet pasur kujdes: “Ne duhet të mbetemi vigjilentë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!