Shpresat tek ai, por Ronaldo më i dobëti te Portugalia nga 6 sulmuesit e thirrur

schedule16:31 - 23 Mars, 2022

schedule 16:31 - 23 Mars, 2022

Cristiano Ronaldo do të jetë titullar për Portugalinë, pavarësisht gjithçkaje nnvizon sot A Bola.

Luzitanianët po i lidhin shpresat për hyrjen në Katar për lojtarin e tyre më të fortë.

Sidoqoftë, numrat tregojnë se CR7 është lojtari më pak i përshtatshëm në mesin e gjashtë të thirrurve.

Vetëm 4 gola të shënuar në 12 ndeshje këtë 2022, pa asistime. Partneri i tij i mundshëm në sulm, Diogo Jota, ka 7 gola dhe një asistim në 16 ndeshje.

Më në formë është AndreSilva, i cili ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 3 asistime në 12 ndeshje.

Megjithatë, lojtari i Leipzig duhet të fillojë nga pankina. Më mirë se Ronaldo deri më tani edhe Rafael Leao (6 gola dhe 3 asistime në 14 ndeshje), Joao Felix (6 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje) dhe Gonçalo Guedes (7 gola dhe një asistim në 14 ndeshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!