Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpresat e Adriatikut “mbyten” në det/ KAS e rrëzon, mandatin ja kalon Ana Dajkos

schedule13:56 - 30 Korrik, 2025

schedule 13:56 - 30 Korrik, 2025

As Adriatik Lapajt dhe as Kleana Xhuvelit. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ia kaloi mandatin Ana Dajkos, e renditur e para në listën e “Shqipëria Behet”, duke ia hequr shancin kreut të saj Adriatik Lapaj për tu ulur në parlament në shtator.

Trupa e KAS rrëzoi vendimin e Celibashit që pranoi dorëheqjet e depozituara në bllok me 11 maj me argumentin se heqja dorë nga kandidimi është e pavlefshme.

“Akti i dorëheqjes nga kandidimi i bërë ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e listës së mbyllur, është një akt nul. I pavlefshëm dhe nuk mund të merret në konsideratë. Edhe subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që është nul. Heqja dorë nga kandidimi nënkupton në vetvete prishjen e listës së kandidimit të atij subjekti, që pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje. Çka në këtë moment që është zgjedhur të bëhet si strategji politike, është i pamundur si proces”, ka thënë Elvis Çefa, anëtar i KAS.

Ana Dajko, 60-vjeçarja nga Saranda u kandidua nga djali i saj, anëtar i kryesisë së “Shqipëria Bëhet”, ndërsa njihet edhe si tezja e Lapajt. Nëse ajo nuk e pranon mandatin e dyta në listë është partnerja e Endri Shabanit.

Në zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, për të shmangur listat e mbyllura vendosën në to familjarë dhe të afërm, të cilët do të jepnin dorëheqjen dhe mandati do ti kalonte me të votuarit mes tyre.  Por mosmarrëveshjet I lanë të dy jashtë ndaj beteja e fundit do të jetë në Kolegjin Zgjedhor.

Po gjatë kësaj të mërkure, KAS, rrëzoi edhe kërkesën e Andia Ullirit e cila kërkoi mandatin ish prokurorit Arjan Ndoja, me argumentin se I takon asaj për shkak të kuotës gjinore.

Ulliri kërkonte rrëzimin e vendimit të Celibashit, I cili ia dha mandatin Ndojës me argumentin se lista e mbyllur dhe ajo e hapur funksionojnë të ndara. Sipas saj, si kodi zgjedhor ashtu edhe gjykata kushtetuese flet për një listë unikale, e përberë me dy komponentë, renditje të fiksuar dhe votim parapëlqyes.

Edhe beteja e Ullirit do të vijojë në Kolegjin Zgjedhor, çka do të shtynte në kohë edhe certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve pasi Rregullatori duhet të presë verdiktin përfundimtar jo vetëm për mandatin e saj por edhe të Shqipëria Behet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!