Imke Wubbenhorst u bë e famshme me atë çka tha pas një ndeshjeje për gazetarët dhe një ditë më parë ka marrë edhe një çmim, pasi “Jo, nuk ka nevojë të kenë veshur tutat. Unë jam profesioniste, e zgjedh ekipin sipas madhësisë së penisit” është zgjedhur si shprehja e vitit në futbollin gjerman.
Akademia Gjermane për Kulturë në Futboll i ka dhënë këtë çmim Wubbenhorst, e cila ka drejtuar nga dhjetori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019 ekipin e burrave të BV Cloppenburg në Oberliga. Ky çmim jepet prej vitit 2006 dhe shoqërohet me një çek prej 5 mijë eurosh, që përdoret për qëllime bamirësie.
Vendi i dytë u fitua nga lojtari i Bayern Munich, Leon Goretzka, i cili u ishte përgjigjur komenteve raciste të tifozëve në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Serbisë në mars: “Unë jam një fëmijë i krahinës së Ruhr, ku ju i përgjigjeni pyetjes për kombësinë me Schalke, Dortmund ose Bochum”. /abcnews.al