Gjest i bukur nga Keylor Navas, portieri i PSG, i cili ndodhet në izolim në Kosta Rikë. Ai së fundmi është angazhuar të ndihmojë ata që kanë më së shumti nevojë gjatë kësaj periudhe krize, ku shumë njerëz kanë humbur vendet e punës dhe janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
Navas, së bashku me partneren e tij, Andrea Salas, kanë nisur një operacion të quajtur “shporta e shpresës” dhe duan të shpërndajnë ushqime për 3700 familje. Me portierin e kampionëve të Francës janë bashkuar edhe të tjerë.
Tani Navas pret “OK”-in e autoriteteve, që të shpërndajë ushqimet për familjet më në nevojë, pasi momentalisht nuk e bën dot për shkak të rregullave të vendosura nga autoritetet për të qëndruar në izolim. /abcnews.al