Nuk kishte se si 1 Qershorin mos ta uronte çifti më i dashur në showbizin shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.
Kjo e fundit ka postuar në Instagram dy foto shumë të ëmbla, në të cilat shfaqen në bregdet me të bijën Ajkën.
Familja duken shumë të lumtur dhe buzëqeshja e vogëlushes i thotë të gjitha.
“Shpirtin, zemren, syte plot!
Gezuar 1 Qershorin te gjithe femijeve. “E tyre do te jete mbreteria e qiejve”, ka shkruar Xhensila krahas imazheve në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë që më herët çifti kanë shprehur dëshirën për zgjerim të familjes dhe fansat mezi po presin./abcnews.al