“Shpirti i saj më vizitoi, ia ndjej prezencën gjithmonë”, babai i këngëtares së ndjerë befason me deklaratën

schedule22:30 - 15 Korrik, 2021

schedule 22:30 - 15 Korrik, 2021

Babai i Amy Winehouse, Mitch, ka bërë një deklaratë befasuese pasi tha se shpirti i këngëtares së ndjerë e vizitoi atë tre vjet më parë. Duke folur për vdekjen tragjike të së bijës në Korrik të 2011-ës, Mitch tha se ende e ndien praninë e saj ndërsa pretendoi se një herë ishte ulur pranë shtratit të tij.

70-vjeçari kujtoi se si “shpirti” i këngëtares e vizitoi teksa qëndronte në banesën e saj dhe se vizitën e saj e ka konfirmuar më vonë nga një person me fuqi telepatike. “Tre vjet më parë, isha duke qëndruar në banesën e Amy-t dhe ndjeva se diçka erdhi nga dritarja dhe kaloi pas shpinës time. Ishte sikur dikush të vinte një furçë dhëmbësh elektrike në shpinë. Ndjenja ishte shumë dramatike, por ishte një ndjenjë vërtet e bukur.

Amy Winehouse

Pashë orën dhe ishte 5:02 e mëngjesit. Më zuri paniku sikur po pësoja një krizë ose sulm në zemër, por pastaj u qetësova. Shkova tek një grua dhe më tha: ‘Amy erdhi të të shikojë. Ishte ora 5.02 e mëngjesit.’ I shpjegova asaj ndjenjën dhe më tha:Kjo ishte energjia e Amy’. E ndjej atë gjatë gjithë kohës dhe e di që dhe Janis e ndjen. Djali im, Alex thotë se e ka parë atë në një dritë të kaltër. Të gjithë e ndjejmë praninë e saj.”, tha ai. /abcnews.al

Welcome To Simply Cheska's Blog...: Amy Winehouse's Father Mitch, Opens Up  About His Loss...

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!