Gjatë konferencës për shtyp, pas ditës së dytë dhe të fundit të Këshillit joformal, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell dhe Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas, theksoi se ata tashmë po hartojnë një listë me sanksione kundër Turqisë në rast se Ankaraja nuk e ndalon aktivitetet e saj të paligjshme në Mesdheun Lindor.
Borrell deklaroi se ata patëm një diskutim shumë të rëndësishëm për situatën në Mesdheun Lindor dhe se ranë dakord që “duhet të mbrojmë interesat evropiane, pra interesat greke dhe qipriote.”
Sipas tij, sanksionet që Turqia mund të pësojë do të jenë të gjera dhe mund të përfshijnë masa kufizuese për individët në rast të vazhdimit të shpimeve të paligjshme, në regjistrimin e anijeve të përfshira në aktivitete të paligjshme kërkimore në Turqi, raporton abcnews.al.
Sanksionet do të kenë lidhje me shitjet dhe furnizimet e materialit që lidhet me kërkimin e energjisë, si dhe “ngrirjen” e huazimeve nga bankat evropiane për kompani dhe industri në Turqi, si dhe një ndalim-udhëtimi për persona të caktuar.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Mas tha se marrëdhëniet BE-Turqi janë bërë shumë të vështira për shkak të ngjarjeve në Mesdheun Lindor dhe se qëllimi kryesor është që të ketë një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve në ditët dhe javët e ardhshme.
“Le t’i japim një shans diplomacisë. Turqia duhet ta ndalojë aktivitetet e saj të paligjshme në rajon dhe ne do të diskutojmë në Këshillin e ardhshëm nëse duhet të ndërmarrim veprime të mëtejshme kundër Ankarasë në rast se nuk bëhet asnjë përparim, “shtoi ai. /abcnews.al/

