Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpëtuan nga kampet e ferrit në Siri, Bledi Çuçi qetëson të riatdhesuarit: Mos u shqetësoni për procedurat

schedule11:23 - 1 Gusht, 2021

schedule 11:23 - 1 Gusht, 2021

Në momentin e mbërritjes në Shqipëri, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka qetësuar të riatdhesuarit nga kampi i ferrit në Siri.

Në një bashkëbisedim të zhvilluar së bashku, Çuçi shprehet se nuk duhet të shqetësohen për procedurat, pasi çdo gjë do të ndiqet me rigorozitet.

“Për procedurat mos ki merak, çdo gjë është nën kontroll. Janë të gjitha këta punonjësit që po merren. Tani shpresoj që të integroheni sa më shpejt”, është shprehur Çuçi.

Po ashtu ai theksoi se nuk do të mungojë ndihma mjekësore apo psikologjike për të gjithë.

“Ju uroj mbarësi dhe integrim sa më të shpejtë”, ka thënë Çuçi.

Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të dielë, në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët ishin bllokuar në kampet në Siri.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!