Shpëtoni nga kolla dhe dhimbja e fytit me këtë recetë natyrale, si ta përgatisni

schedule17:43 - 29 Nëntor, 2022

schedule 17:43 - 29 Nëntor, 2022

Ftohjet janë shumë të zakonshme në këtë periudhë të vitit. Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes, sidomos gjatë kësaj stine, është e domosdoshme që të merren masa tpër mbrojtur organizmin dhe trupin tuaj përpara se ai të preket nga virozat.

Përbërësit për përgatitjen e kollës dhe dhimbjes së fytit:

– mjaltë
– xhenxhefil (i freskët ose i bluar)
– piper
– trumzë (e freskët ose e bluar)
– ujë

Përgatitja:

Përzieni pak më shumë se 100 gram mjaltë me dy herë më shumë ujë të ngrohtë (jo të nxehtë). Shtoni trumzë, piper dhe xhenxhefil, rreth 20 gramë secila. Përziejini përbërësit derisa të përftoni një masë kompakte. Në një enë të mbyllur mirë, kjo përzierje mund të qëndrojë për disa javë në një vend të freskët dhe të thatë. Rekomandohet të merrni 3 deri në 5 lugë çaji në ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!