Shpëton ura 300-vjeçare në Voskojë

schedule15:00 - 27 Shkurt, 2019

schedule 15:00 - 27 Shkurt, 2019

Për urën e vjetër të Shën Prodhomit në Voskopojë është marrë vendimi që aty të mos lejohet asnjë mjet i tonazhit të rëndë. Kurse në pranverë kjo urë historike do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë.  

Ura treqind vjeçare e Shën Prodhomit në Voskopojë nuk rrezikohet më.

Vendosja e urës “Bailey” në krahun e djathtë do devijojë lëvizjen e mjeteve të transportit të udhëtarëve dhe tonazhit të rëndë.

By passi i ri, nxjerr nga funksioni primar urën, që mban statusin e monumentit te kulturës së kategorisë së parë, e cila tani do t’ju shërbejë vetëm këmbësorëve.

Kalimi i mjeteve mbi urën, që shërben si nyje lidhëse midis fshatit dhe Manastirit të Shën Prodhomit, dëmtoi deri në shkatërrim strukturat mbajtëse të objektit të shekullit të 18, ndër më të hershmit në vend.

Ura e Shën Prodhomit në Voskopojë, do t’i nënshtrohet në pranverë një ndërhyrje të plotë restauruese dhe konservuese. Kjo ndërhyrje do ta kthejë në identitet objektin me arkitekturë të rrallë në fshatin, që frekuentohet edhe për trashëgiminë kultutore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!