Shpëton Conte, Senati Italian votëbeson qeverinë

schedule23:20 - 19 Janar, 2021

schedule 23:20 - 19 Janar, 2021

Senati Italian i dha mbrëmjen e sotme votëbesimin qeverisë së Giuseppe Conte. Më konkretisht, 156 senatorë votuan pro, 140 kundër dhe 16 zgjodhën të abstenojnë.

Dy senatorë të Forza Italia votuan po, Andrea Causin dhe Maria Rosaria Rossi, më pas u përjashtuan nga partia.

Sipas analistëve, kryeministri Italian pritet të takohet me Presidentin e Republikës, Sergio Matarella, të mërkurën, për një vlerësim të zhvillimeve të fundit politike.

Matteo Renzi dhe të gjithë senatorët e partisë së tij abstenuan duke dërguar mesazhin se pavarësisht tërheqjes së tyre nga qeveria e koalicionit do të miratojë ose refuzojë, ligje të ndryshme, në varësi të përmbajtjes e tyre./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!